Nënë Tereza/Simboli shqiptar dhe botëror i humanizmit

Shenjtorja Nënë Tereza është simboli shqiptar dhe botëror i humanizmit e solidaritetit njerëzor.

Presidenti i Republikës, Ilir Meta në në 109-vjetorin e lindjes së Shenjtores Nënë Tereza, përkujtoi me nderim e respekt trashëgiminë e vyer të veprës së Saj humane e hyjnore të paharruar.

“Në në 109-vjetorin e lindjes së Shenjtores Nënë Tereza,simbolit shqiptar dhe botëror të humanizmit e solidaritetit njerëzor dhe shembullit të jashtëzakonshëm të dashurisë e përkujdesjes të çdo nëne shqiptare, ne përkujtojmë me nderim e respekt trashëgiminë e vyer të veprës së Saj humane e hyjnore të paharruar”, shprehet Meta.

“Urtësia dhe porositë e Shën Terezës le të na shërbejnë si burim frymëzimi, që të gjithë së bashku, me shumë dashuri e përkushtim të bëjmë gjithçka duhet për këdo që ka nevojë për ndihmë, solidaritet e përkrahje sociale, për prosperitetin e begatinë e Shqipërisë dhe të kombit ton’, nënvizoi presidenti Meta.  /ATSH/

Loading...