Nënë Veziko nga Vlora , i dërgon letër mjekëve: ‘Dalshi faqebardhë dhe nga pleqtë marrçi uratën’

Nënë Vezikoja së bashku me tre anëtarët e saj të familjes nga Vlora kanë lënë Spitalin Infektiv duke fituar luftën kundër koronavirusit.

Me anë të një letre të publikuar nga vetë mjeku Pëllumb Pipero ajo shprehet falenderuese ndaj infermierëve, mjekëve dhe sanitarëve.

Po ashtu ajo shprehet e sigurt se koronavirusi apo ”qederi” do ikë pasi është ilaç i mirë vetë Piperoja me shokët e tij.

LETRA E VEZIKOS
Të dashur djem dhe vajza,
Ju falenderoj të gjithëve ju që punoni në spitale në këto ditë shumë të vështira. Ju falenderoj për kujdesin që keni treguar për mua dhe për të gjithë.

Paçi shëndet në çdo shtëpi, doktorë, infermierë, sanitarë e të gjithë ju që bëni këtë sakrificë kudo. Dalshi faqebardhë dhe nga pleqtë marrçi uratën.
Njerëz do iki qederi, se është ilaç i mirë Piperi, me shokë.

Faleminderit e shëndet
Veziko 05/04/2020

Loading...