Nënkryetarja e LSI-së Erisa Xhixho: “E vetmja gjë që na ngelet për shpëtuar demokracinë dhe refuzuar diktaturen që po instalohet është bojkoti i votimeve të Rilindjes më 30 qershor”

Nënkryetarja e LSI-së, Erisa Xhixho ka reaguar sa i përket vendimit të Kolegjit Zgjedhor, i cili hodhi poshtë dekretin e presidentit Meta për anulimin e zgjedhjeve.

Me anë të një postimi në Facebook, Xhixho shprehet se ky vendim është një goditje shteti pasi “të marrësh tagrin e interpretimit të dekretit të Presidentit është guxim i madh dhe vendimarrje politike e pastër”.

Sipas saj, 5 anëtarët e Kolegjit kanë marrë një vendimmarrje antiligjore dhe se e vetmja gjë që mbetet, pas kësaj është bojkoti i votimeve më 30 qershor.

Postimi i plotë:

Vendimi i sotëm i Kolegjit zgjedhor është një goditje ndaj shtetit të së drejtës, kushtetutës e funksionimit të shtetit mbi bazën e ligjeve.

Pasi të marrësh tagrin e interpretimit të dekretit të Presidentit është guxim i madh dhe vendimarrje politike e paster .

Kur sot nuk jemi në proçes zgjedhor pasi Dekreti i Presidentit ka anulluar daten 30 qershor dhe për më tepër ai ka fuqi ligjore dhe detyruese për të gjithë pasi është botuar në fletoren zyrtare.

Kjo situatë është pasoja e keqimplementimit dhe kapjes së reformes në drejtesi që ka lënë vendin tonë pa Gjykate Kushtetuese.
Si e vetmja që mund të interpretojë në mënyrë përfundimtare e shteruese një dekret të Presidentit të Republikës.

Çdo vendim i çdo gjykate tjetër është jashtë juridiksionit të saj , ndaj dhe ata 5 anëtarë të kolegjit me urdher politik dhe nën frikën e vettingut kanë marrë një vendimarrje antiligjore .

E vetmja gjë që na ngelet për shpëtuar demokracinë dhe refuzuar diktaturen që po instalohet është bojkoti i votimeve të Rilindjes më 30 qershor.

Loading...