Neritan Ceka: “Tani meqë ai që mallkon ka edhe fuqinë e bekimit, po e përdor këtë fuqi magjike dhe i bekoj të gjithë ata që në 30 qershor do të merren me punët e tyre, do pushojnë dhe do pregatisin një Shqipëri tjetër”

Politikani, Neritan Ceka nga studio e emisionit “360 Gradë” në RTV Ora bekoi të gjithë shqiptarët që në 30 qershor do të merren me punët e tyre dhe do pregatisin një Shqipëri më të mirë.

Ceka: Kjo është shfaqja ime e fundit publike në televizion. Këtu e fillova, më ke futur në një histori të pai magjinuar.

2 herë jam ngatërruar:

Një herë kur në dhjetor erdhën studentët e mi, isha drejtori i institutit arkeologjik dhe më thanë drejtor hajde me ne.

I thashë po kam ca gjëra për të shkruar për arkeologjinë dhe më thanë ato gjëra kanë pritur nja tre mijë vjet dhe presin një apo dy vite, po hajde me ne sepse kjo kohë nuk pret dhe vajta. Dhe që në atë kohë herë shkoj tek tavolina e arkeologjisë dhe herë siç ma bëre kësaj rradhe.

Më bëre një publicitet që përfundoi edhe me një spot të një partisë së punës, e cila nga njëra anë tregon mallkimet e mia dhe nga njëra anë tregon sukseset që ka arritur populli shqiptar në këto vite të qeverisjes së rilindjes. Si për shembull nuk thonë që pensionistët e lagjes sime nuk i del pensioni për të blerë ilaçe dhe do shkojnë të votojnë jam i sigurt.

Nuk i hap njeri vend për të shkuar në spital për të bërë analiza dhe prap do të shkojnë të votojnë. Që ja kanë pu shuar fëmijët nga puna, apo i kanë ikur nga Shqipëria dhe prap do të shkojnë të votojnë.

Prandaj çm allkova se kjo është përbërja. Tani më zbulove një fu qi m agjike që nuk e dija që e kam sepse më tr emben rrugës njerëzit.

Edhe dyqanxhiu thotë ky m allkon. Tani meqë ai që m allkon ka edhe fu qinë e bekimit, po e përdor këtë fu qi m agjike dhe i bekoj të gjithë ata që në 30 qershor do të merren me punët e tyre, do pushojnë dhe do pregatisin një Shqipëri tjetër.

Loading...