Neritan Liçaj: ‘Këta janë komunistë, duan të rindërtojnë nga e para’

Aktori, Neritan liçaj ka folur nga sheshi para Ministrisë së brendshme në protestën e dytë kundër prishjes së godinës së Teatrit kombëtar, ku tha se nisma për firmosjen e një peticioni për rindërtimin e Teatrit siç ishte është edhe një test që artistët dhe aktivistët i bëjnë vetes për mbështetjen popullore në kauzën e tyre dhe nëse kjo e fundit është e drejtë apo jo.

Liçaj i tha gazetares së Fax News, Mirilda Tilit se qeveria ka prirje komuniste me veprimet e saj pasi gjithçka do ta rindërtojë nga zero dhe pse godinat historike mund të rikonstrukturohen.

“Ne e kemi nisur peticionin para pandemisë dhe e ndërprerë për ta rinisur sot. Këkresa është të ndërtohet Teatri kombëtar siç ishte dhe le të shprehen qytetarët. Siç e shikoni prishja e Teatrit Kombëtar ka revoltuar një popuyll të tërë, shumica e madhe është për mos prishjen e godinës. Është dhimbje shumë e madhe spese aty u zhduk historia me Teatrin.

Këta janë komunistë, duan ta rindërtojnë gjithçka nga e para dhe jop të rikonstruktojnë. Është një lloj testimi që bëjmë ne edhe për të konfirmuar veten, jemi në të drejtën tonë apo jo. Ne kemi të drejtë të kërkojmë nga institucionet e drejtësisë tëe bëjnë drejtësi për Teatrin Kombëtar.

Çfarë kanë ndërmend ta bëjnë le ta bëjnë, mendoj se jam në të drejtën time. Nëse duan të më ndalojnë dhe të më procedojnë çfarë të them. Ne jemi një frymë, besoj se do të zgjas sa protesta e parë. Ne jemi qytetar, nuk kemi axhenda, thjeshtë duam të protestojmë kundër asaj masakre. Opozita ka punën e vet.

Ju keni parë, unë nuk jam i përfshirë në politikë as nuk jam pjesë e saj, derën nuk ia kam mbyllur askujt, me dhe pa parti, organizata. Ne jemi një l;ëvizje qytetare dhe kushdo ka të drejtën e pjesmarrjes”, tha Liçaj.

Loading...