Disa nga problemet që lidhen me rënien e flokëve dhe tregojnë se diçka nuk është në rregull me shëndetin tuaj janë:
Keni problem me gjëndrat tiroide- Të gjitha folikulat e flokëve rregullohen me anë të hormoneve, që gjëndrat tiroide lëshojnë. Nëse e keni vërejtur se flokët janë duke ju rënë vazhdimisht, atëherë ju keni probleme më këtë gjëndër.
Ajo çfarë jeni duke ngrënë nuk mjafton- Nëse keni rënie të vazhdueshme të flokëve, atëherë ju mund të keni probleme me ushqimin që jeni duke e ngrënë.
Keni mungesë të hekurit- Hekuri është shumë i rëndësishëm për zhvillimin normal të flokëve. Nëse trupi juaj nuk ka mjaftueshëm hekur, atëherë kjo do të manifestohet me rënie të flokëve.
Keni mungesë të ujit- Hidratimi është shumë i rëndësishëm për mirëmbajtjen e flokëve.
Keni probleme me hormone- Sidomos gjatë shtatzënisë femrat mund të përballen me rënie të flokëve, për shkak të luhatjes hormonale.