Nëse SPAK urdhëron policinë tu shoqërojë, do bëni rezistencë? Ja si përgjigjet Sali Berisha

Ish-kryeministri Sali Berisha shprehet se do të zbatojë kushtetutën kur pyetet nëse do të shkojë në Gjykatë për t’u njohur me masën e vendosur ndaj tij.

I pyetur nëse do të shkojë në gjykatë nëse thirret, Berisha u shpreh se Kushtetuta nuk lejon kufizimin e lirisë së deputetit.

“Unë jam njeri i ligjit dhe do të zbatoj ligjin e vendit”, theksoi ai, duke shtuar se “me urdhër të Ramës, janë sjellë në mënyrën më të turpshme, sill policë këtu dhe atje”.

Pjesë nga pyetje-përgjigje mes gazetarëve dhe ish-kryeministrit Berisha:

Ndaj jush ka një masë sigurie, a do pranoni të shkoni në gjykatë?

Berisha: Në 2012 propozimi im ka qenë jo vetëm heqja e imunitetit, por heqja e çdo mase kufizuese të organeve të drejtësisë ndaj deputetit. Jam gati sot ta votoj. Edi Rama e kundërshtoi atëherë dhe nuk e bëmë dot. Për sa kohë Kushtetuta nuk lejon kufizimin e lirisë së deputetit, për sa kohë rregullorja e Kuvendit, nuk e lejon, unë do t’i zbatoj. Kushtetuta ka përparësi ndaj ligjeve të tjera. I garantoj të gjithë zyrtarët e drejtësisë të zbatojnë ligjin se do të kenë vlerësimin tim më të madh. Me urdhër të Ramës kanë sjellë në mënyrë të turpshme policët. Kjo është përpjekje për të na devijuar. Nuk më detyron mua kush të thyej ligjin dhe Kushtetutën.

Nëse SPAK urdhëron policinë tu shoqërojë, do bëni rezistencë?

Berisha: Unë nuk njoh ligj tjetër rreth kushtetutës.

Jeni pishman që keni votuar Reformën në Drejtësi?

Berisha: Kam votuar për një drejtësi të pavarur dhe do të votoja sërish.

U zhgënjyet para disa ditësh kur në selinë e PD gjetët vetëm pak simpatizantë?

Berisha: Asnjë zhgënjim, ata erdhën pas lajmeve.

Ish-kompleksi “Partizani” ishte pronë e shtetit apo blerë nga italianët?

Berisha: Këtë e thotë Taulant Balla. Millonai do të paguajë ligjërisht shkeljen që i bën konventës së të drejtave të njeriut. Ti je turpi i drejtësisë, turpi i një zyrtareje dhe ti shkel për interesa dhe ndjenja të tua çdo normë dhe etikë të funksionimit të një shtetit. Kurrë nuk mund të ndodhte që ti ti mohosh një qytetari shqiptar një proces të drejtë.

Loading...