Nëse vazhdohet me këto ritme, në fundvitin tjetër dollinë për festën e Vitit të Ri 2021 ju ftoj ta pimë në në Kuç – Deputeti Fatmir Toçi

Ja si shprehet deputeti Fatmir Toçi nepermjet nje statusi ne facebook:

Entuziast për rrugën e Lumit të Vlores.

Punohet pa pushim në lotin e dytë, aksi Ura e Gjormit – Ura e Laskos në Kuç… punohet në të gjithë aksin dhe në 5 muaj është punuar sa për 5 vjet, me cilësi e standarte të kohës.

Nëse vazhdohet me këto ritme, në fundvitin tjetër dollinë për festën e Vitit të Ri 2021 ju ftoj ta pimë në në Kuç, me raki vendi dhe mish të pjekur në hell e të ngjyer në mjaltë😊. (Vetëm në Kuç përdoret kjo recetë gatimi, duhet ta provoni).😀

Shpenzimet janë të miat.😀

Shprehja e njohur “duket dritë në fund të tunelit”, këtej nga Lumi i Vlorës ka filluar të thuhet “Duket dritë në fund të rrugës”…

Desha ta ndaj me miqtë e mi këtë ndjesi entuziaste.

Loading...