Nesër pritet stuhi e fuqishme në këtë vend

“Met Office” ka lëshuar alarmin e kuq në Britani për motin pasi stuhia Eunice mund të sjellë erëra deri në 100 mph.

Qyteti i Bristolit dhe rajoni i Cornwall kanë deklaruar incidente të mëdha ndërsa përgatiten për sulmin e fuqishëm të stuhisë.

Alarmi për ‘rrezikun për jetën’ i ka shtyrë ministrat e qeverisë që të mbajnë një takim këtë mëngjes për të qenë të përgatitur në rast të një katastrofe të mundshme.
Sipas parashikimeve të kryera priten stuhi të forta nga ora 7 e mëngjesit deri rreth mesditës së nesërme.

Deri më tani është raportuar se shumë njerëz kanë mbetur pa energji elektrike dhe një burrë ka vdekur pasi kamioni i tij u zhyt në baltë.

Loading...