Nesër PS hap fushatën,zbardhet axhenda

Media ka mundur të zbardhë disa pika të axjhendës së çeljes së fushatës elektorale të Partisë Sociliste për zgjedhjet e 30 Qershorit të këtij viti.

Ditën e nesërme ashtu siç edhe është paralajmëruar, do të hapet zyrtarisht fushata në Parkun Olimpik në Tiranë ku do të prezantohen kandidatët për 60 bashkitë ku PS ka përfaqësuesit e saj.

Ndër kandidatët që do të marrin fjalën në këtë takim do të jetë ai i Fierit Armando Subashi ndërkohë që do të vijojë me atë të Beratit, Durrësit dhe Shkodrës.

Në orën 16:00 burimet bëjnë me dije se do të nis mbledhja e të ftuarve ndërkohë që do kulmojë me fjalën që do të mbajnë kryabashkiaku aktual i Tiranës dhe kandidati për një mandate të dytë në këtë bashki, Erion Veliaj dhe në fund kreu i PS-së edi Rama./faxweb

Loading...