Nesër zgjedhjet brenda PD, Edith Harxhi thyen heshtjen zgjedhore, del edhe me thirrjen e fortë

Kandidatja për kreun e Partisë Demokratike, Edith Harxhi ka dhënë disa detaje në një njoftim për shtyp. Ajo tha se përfaqësuesit e kandidatëve për kryetar, përfshirë dhe atë të sajin, nuk e kanë lejuar që të kontrollojë sistemin e listës së anëtarësisë, në bazë të të cilës do të votohet.
Njoftimi i plotë:

Në vijim të sa u njoftua gjatë mbledhjes së djeshme, dt. 11 qershor 2021, të Komisionit Zgjedhor të Partisë Demokratike, lidhur me organizimin dhe mbarëvajtjen e zgjedhjes për kryetar të Partisë Demokratike të Shqipërisë, konstatoj me shqetësim se:

1. Përfaqësuesit e kandidatëve për kryetar, përfshirë dhe përfaqësuesin tim si audit i të dhënave kompjuterike, z. Irel Elezi, nuk janë lejuar të kontrollojnë në sistem listën e anëtarësisë, me të cilën do votohet në dt. 13 qershor 2021;

2. Deri tani, ora 16:00 dt. 12 qershor 2021, unë, si një nga kandidatët për kryetar të Partisë Demokratike, ende nuk jam pajisur me listën e anëtarësisë me të drejtë vote. Gjykoj se sa më sipër mund të ndikojë dhe të dëmtojë besueshmërinë dhe mbarëvajtjen e gjithë procesit zgjedhor. Prandaj i kërkoj kryetarit të Komisionit Zgjedhor të Partisë Demokratike, si dhe gjithë personave të tjerë përgjegjës, të
marrin të gjitha masat për të mundësuar sa është vendosur dhe parashikuar nga
Statuti i Partisë Demokratike të Shqipërisë.

Gjithashtu i bëj thirrje të gjithë anëtarëve të Partisë, me të drejtë vote, që nesër, dt. 13 qershor 2021, të ushtrojnë të drejtën e tyre dhe të shprehen me vullnet të lirë për kandidatin që do t’i përfaqësojë si Kryetar i Partisë Demokratike të Shqipërisë.

Loading...