Nexhmije Hoxha përcillet për në banesën e fundit, habit mungesa e…

Pak momente më parë është përcjellë për në banesën e fundit, Nexhmie Hoxha, bashkëshortja e diktatorit Enver që u nda nga jeta ditën e djeshme në moshën 99-vjeçare.

Ceremonia mortore nga familja është mbajtur ditën e sotme, ku ka qenë të pranishëm të afërm të familjes Hoxha dhe miq, por habit mungesa e djalit të vogël të saj Sokolit.

Kujtojmë se mes bashkëshortes së tij Liljana dhe nënës Nexhmije ka pasur përplasje dhe marrëdhëniet e tyre kanë qenë të shkëputura prej kohësh. Nexhmije Hoxha u nda nga jeta ditën e djeshme në banesën e saj në Laprakë.

Loading...