Neymar publikon mesazhet dhe videot intime pasi 26-vjeçarja e akuzon per per…

Ylli i futbollit Neymar është duke u përballur me një hetim të ri të policisë pasi mbrojti veten kundër akuzave për përdhunim duke publikuar video dhe fotografi intime të akuzueses së tij.

Ai publikoi disa fotot dhe mesazhe nga biseda e tyre në WhatsApp  për të treguar se pretendimet e gruas për përdhunim nuk ishin të vërteta,

Ekipi i menaxhimit të Neymar i quajti akuzat ‘një tentim zhvatjeje’.

Por tentativa e Neymar për të pastruar emrin e tij i shkaktoi probleme të reja. Polici nisi sot një hetim për publikimin e materialeve të ndjeshme, kur përfshiheshin imazhet e 26-vjeçares me të brendshme.

Hetimi udhëhiqet nga një specialist i Njësisë së Krimit Kibernetik në Rio de Janeiro.

Neymar mund të dënohet me 1 deri në 5 vite burg nëse shpallet fajtor pasi publikimi i imazheve të akuzueses dhe bisedës së tyre private është i ndaluar me ligj.

Por cilët janë akuzat që rëndojnë mbi Neymar?

Sipas policisë braziliane, gruaja e paidentifikuar është njohur me Neymar përmes rrjetit social “Instagram” ku ai e ka ftuar atë të takoheshin në Paris. Ai i dha asaj një biletë fluturimi nga Brazili në Francë dhe rezervoi një hotel luksoz në Paris.

“Kur Neymar arriti ne hotel me 15 Maj, ishte ”pothuajse i dehur “-pretendon ajo.

“Pas bisedave dhe përqafimeve, në një moment ai u bë agresiv dhe kreu marrëdhënie seksuale kundër deshirës se viktimës”-thuhet nga policia.

Gruaja u kthye dy ditë me vonë në Brazil, teksa Neymar është në Brazil  ku po kryen përgatitjet  me ekipin kombëtar për Kupën e Amerikës, kompeticion i cili starton më 15 qershor.

Por futbollisti i mohoi akuzat për përdhunim.

Loading...