Neymar tradhëton Barcelonën, dëshiron kalimin tek Juventusi

Futbollisti Neymar është i gatshëm për tu larguar nga PSG për të luajtur pranë Cristiano Ronaldo-s te Juventus.

Braziliani dëshiron të largohet nga “Parku i Princave” dhe raportimet e Don Balon kanë zbuluar se mund të shkëmbehet me Paulo Dybalen.

Thuhet se Lionel Messi ndihet i ‘tradhëtuar’ nga ish bashkëlojtari, i cili preferon kalimin te Juventus.

Gjithashtu ka raportime se Messi është i zemëruar me Barcelonën, e cila dështoi ta rikthejë kapitenin e Brazilit në “Camp Nou”, raporton arbreshi.

Juventus nga ana tjetër dëshiron një lojtar të kualitetit të lartë që mund të luaj pranë Cristiano Ronaldo-s dhe t’i ndihmojë të fitojë Ligën e Kampionëve.

Loading...