Nga 1 Gushti rreth një milion turistë në Shqipëri

Sipas burimeve zyrtare, vetëm nga 1 deri më 18 gusht në Shqipëri kanë ardhur 978.656 vizitorë të huaj që janë 16,4 % më shumë se po e njëjta periudhë e vitit 2018.

Pra me sa duket gushti do të mbyllet me më shumë se 1 milion turistë.

Ndërkohë nga 1 janar deri ne 18 gusht 2019 kanë hyrë në Shqipëri 4,257,716 shtetas të huaj.

Turizmi është një nga shtyllat e ekonomisë shqiptare dhe çdo vit shifrat dhe trendi pozitiv në këtë sektor kanë ardhur duke u rritur./BW

Pavarësisht situatës politike dhe zhvillimeve në vend, Shqipëria mbetet një nga destinacionet kryesore në Europë.

Shifrat e dala për turizmin këtë vit, e tejkalojnë parashikimin.

Loading...