Nga 1 janar e 2020 do të ofrohen 472 shërbime me aplikime online përmes smartfonit apo kompjuterit

Kryeministri Edi Rama ka njoftuar pak minuta më parë se nga data 1 janar e 2020 do të ofrohen 472 shërbime me aplikime online përmes smartfonit apo kompjuterit.

Ai ka deklaruar se qytetarëve nuk do t’u kërkohen më dosje me dokumente shtetërore, po vetëm dokumente që janë individualë dhe të gjithë dokumentet shtetërore të nevojshme për dosjen do të sigurohen nga vetë administrata.

Sipas Ramës, ky revolucion do të shkurtojë kohën e humbur për të marrë një shërbim dhe do të eliminojë ryshfetin.

Njoftimi i plotë: NGA 1 JANARI NIS REVOLUCIONI DIGJITAL NE SHERBIMET PER QYTETARET me 472 shërbime që deri sot kërkohen në radhë nëpër sportele, do të kërkohen me aplikime online përmes smartfonit apo kompjuterit.

Qytetarëve nuk do t’u kërkohen më dosje me dokumenta shtetëtorë, po vetëm dokumenta që janë individualë dhe të gjithë dokumentat shtetërorë të nevojshëm për dosjen do të sigurohen nga vetë administrata
Qytetarët do të mund ta ndjekin online ecurinë e aplikimit të tyre dhe do të paraqiten në sportel për të marrë shërbimin në afatin e përcaktuar ligjor.
Ky revolucion do të zhdukë të gjitha radhët për këto aplikime; shkurtojë kohën e humbur për të marrë një shërbim; eliminojë masivisht rryshfetin
Në qershor do të hyjë online blloku i dytë i shërbimeve dhe deri në fund të vitit 2020 të gjitha shërbimet (me pak përjashtime të paevitueshme dot për shkak të nevojës së paraqitjes së personit për një aplikim) do të bëhen online në https://e-albania.al

Loading...