Nga 1 janari 2019, importimi makinerive bujqësore me zero taksë

Duke filluar nga data 1 janari 2019, makineritë bujqësore importohen me zero taksë.

Ministri i Financave dhe Ekonomisë Arben Ahmetaj, tha sot në komisionin e Ekonomisë se në paketën e re fiskale përjashtojmë importin e makinerive bujqësore nga TVSH-ja.

“Ligji ekzistues përjashton nga TVSH-ja vetëm fermerët individual që importojnë, ndërsa ne do të përjashtojmë edhe bizneset që merren me këtë veprimtari, tha ai.

Kjo masë u shpreh Ahmetaj, do të lejojë tregtarët të blejnë makineri bujqësore dhe ti shesim pa TVSH si dhe do t’i japë nxitje prodhimit bujqësor përmes teknologjive të reja. ATSH

Loading...