Grupi më i rrezikuar, ata të moshës 70 vjeç dhe me sëmundje kronike, nuk do të lejohen të dalin nga shtëpia.
Koha dhe metodat ndërkohë janë duke u stusiuar ende por në çdo rast, Faza 2, sipas të gjitha gjasave, do të jetë një fazë në të cilën daljet do të sistemohen sipas grupmoshave.
Në të gjitha rastet so jenë të detyrueshme distanca shoqërore dhe maskat.
Sekretari për Shëndetin, Sandra Zampa tha për gazetën italiane ‘Corriere della Sera’ se ‘ne duhet të parashikojmë një program të veçantë, të gjejmë shtigje që na lejojnë t’i mbrojmë të moshuarit nga infektimi kur moshat e reja të fitojnë lirinë për të lëvizur”.
Sipas Corriere della Sera, nga 18.641 viktima në Itali, 13,408 ishin midis 70 dhe 90 vjeç, nga këta 5,874 mes 70 dhe 80 vjeç.
Pas bilancit më të fundit mbi pandeminë nga koronavirusi në Itali, Giovanni Rezza i Institutit të Lartë të Shëndetësisë dhe anëtar i Komitetit tekniko-shkencor tha se “Nuk ka dyshime se ne jemi akoma në fazën e parë të epidemisë. Ka shenja pozitive në kurbën e Covid-19 por numri i vdekjeve është ende i lartë dhe është si pasojë e infeksioneve të mëparshme.
Rezza tha gjithashtu se edhe numrat e infeksioneve të reja në fakt janë ato të prekura 20 ditë më parë, duke shtuar se rënia e numrit të vdekjeve do të jetë efekti i fundit i masave izoluse pasi koha midis infektimit dhe vdekjes është më e gjatë se ajo midis infektimit dhe zbulimit pozitiv.