Nga Anila Ahmataj/ Vepra dhe figura e Bilal Kolës! 10 të kryqëzuar në Golgotën e krimit të përbindshëm!

Në emisionin “Autokton” të gazetares Anila Ahmataj, këtë të dielë u trajtua vepra dhe figura e Bilal Kolës.
Për lirinë e kombit të vet çmund të japë një familje, më shumë se dhjetë martirë të kryqëzuar në Golgotën e krimit të përbindshëm mbi pesqind vjet internim e tridhjetë vjet burg!…

Misioni i parë ushtarak britanik vjen pranë forcave nacionaliste të Bilal Kolës në Macukull. Mbreti Zog u rekomandoi qëndrimin pranë Bilal Kolës sepse do të ishin të sigurt dhe do ju krijonte mundësinë për ngritjen e bazës ushtarake e furnizimi nga ajri me avion.
Mati është një trevë historike dhe etnopsikike e veçantë, qoftë për nga pozicioni gjeografik, rrethuar me male dhe ujëra, qoftë për nga gjurmët e historisë. Bashkë me dibrën edhe Kurbinin përbën një nga brinjët e trekëndëshit të qëndresës shqiptare.Një nyje strategjike e luftërave shekullore të shqiptarëve, që nga koha e dyndjeve Romake, në kohën e Motit të Madh, Gjergj Kastriot Skënderbeut, e më vonë në luftrat antiturke, antisllave, antifashiste e antikomuniste.
Vetëm 28 kilometra nga Burreli ndodhet fshati Macukull, një trevë si e skalitur nga dora e një mjeshtri. Rrethuar nga të gjitha anët me male, hone e shkëmbinjë të thepisur.
Është pjesë e kësaj historie të shkruar në shekuj me gjak e sakrifica, për liri dhe dinjitet kombëtar.
Pamja e një amfiteatri gjigand të shfaqet sa hynë në qëndër.Në Macukull, sipër një kodre ndodhen themelet e një kulle që duket me sy të lirë si një kopësht triumfator lirie. Banorët e pyetur na pohuan se kjo është kodra e Kolajve, e cila mbanë mbiemrin e një fisi historik, të cilën Macukllanët e ruajnë ende sot me fanatizëm. Mbi këtë kodër ngrihet kulla historike, kullë pushke e buke brez pas brezi, kullë bese e nderi, e dinjitetit dhe krenarisë së maleve.Kjo kullë edhe pse u dogjë dhjetra herë nga armiqtë ajo u ngrit e ringrit nga bijtë dhe brezat, e cila mbeti kulla legjendë në kujtesën e kohës.Kullat e Kolajve janë ujitur në shekuj me gjak trimash për liinë e trojeve amëtare. Në panteonin e familjeve të shquara dhe me gen atdhetar hyjnë dhe Kolajt e Macukullit të Matit. I pari kësaj dere Kola themeloi këtë fis qëndrestar.
Historia e Kolajve vazhdon me Ahmetin, një tjetër luftëtar i madh i kësaj dere.
Ahmet Kola bashkë me të birin, Lam Kola luftoi kundër austriakëve rë cilët në një betejë zunë rob Lamin, të cilin e burgosën në Dibër. Lami e theu burgun dhe u arratis bashkë me Dine Demën e patriot të tjerë dhe ashtu vdiq në luftë.
Matjanë të udhëhequr nga Ahmet Zogu, Haziz Vata e Ahmet Kola ndaluan invazionin serbë në Shkallën e Deshëve nga aty ata gjuanin kullën e Kolajve me top, kështu serbët u thyen.
Por historia luftarake familjes Kola nuk u ndal por ajo vazhdoi me një tjetër pasardhës, Bilal Kolën. Figurë ushtarake, politike por edhe popullore monarkiste deri në pikën e fundit të gjakut.
Mbreti Zog urdhëroi Konicën, ambasadorin tonë në SHBA t’i kërkojë ndihmë presidentit Rusvelt.
“Madhëri!? Blloku fashist Romë-Berlin-Tokio, kërcënon pushtimin e tërë botës! Këtë rrezik po e pëson e para Shqipëria e vogël, ndaj një rezistence simbolike që të mos dëmtohet populli”….Mbreti Zog respektoi porosinë e presidentit amerikan.Dislokoi ushtrinë në të gjithë portet shqiptare nga Shëngjini në Sarandë.Forcat kryesore i përqëndoi në Durrës nën komandën e Abaz Kupit, Bilal Kolës e shumë të tjerë.
Marina luftarake italiane në tentativë për të pushtuar Durrësin, u spraps disa herë nga ushtria shqiptare.Durrësi u pushtua vetëm kur qielli u mbulua nga areoplanët fashist dhe ushtria shqiptare luftonte nën hijen e bombave të aviacionit italian!Shqipëria u pushtua, Abaz Kupi me disa oficer u largua nga Shqipëria! Bilal Kola , Dan Kaloshi e shumë oficerë të tjerë u interrnuan në kalanë e Beratit, ku komunizmi do të internonte familjet e tyre….

Loading...