Nga data 1 Prill e këtij viti, pensionistët në të gjithë vendin do të përfitojnë rritje pensioni

Duke nisur që nga data 1 Prill e këtij viti, pensionistët në të gjithë vendin do të përfitojnë rritje pensioni.

Me Vendim të Këshillit të Ministrave vendosëm që kjo rritje të jetë 2.8 për qind për të gjitha kategoritë e pensioneve: për pensionet e plota, pensionet e pjesshme, pensionet e reduktuara dhe pensionet e parakohshme të pleqërisë, pensionet e invaliditetit, pensionet familjare dhe për vjetërsi shërbimi.

Gjithashtu, rritje do të ketë për kategoritë e pensioneve të fshatit; pensionet për merita të veçanta, pensionet e posaçme shtetërore apo shtesat e pensionit të posaçëm shtetëror.

Pavarësisht kësaj rritjeje, pensionistët do të vazhdojnë të marrin të ardhura të tjera që jepen me VKM të veçanta.
@laberianews

Loading...