Nga droga tek dhuna, në pranga 6 persona, reagon policia

Të paktën 6 persona janë vënë në pranga, të akuzuar për vepra të ndryshme penale. Policia njofton se nga droga, tek dhuna fizike dhe psikologjike, deri tek sherre që kanë përfunduar në dhunë me sende të forta. Blutë bëjnë me dije rastet e sipërpërmendura.
“Specialistët për Hetimin e Narkotikëve bënë arrestimin në flagrancë të shtetasve A. P., 26 vjeç dhe I. R., 22 vjeç, pasi në rrugën “Sami Frashëri”, nga kontrolli i ushtruar të zonës përreth ku u konstatuan këta dy shtetas shërbimet e Forcës së Posaçme “Shqiponjat”, gjetën dhe sekuestruan një sasi me lëndë të dyshuar kanabisi, e cila ishte e ndarë me doza, gati për shitje.

Nga specialistët për Hetimin e Krimit në Komisariatin e Policisë Nr.1 u bë arrestimin në flagrancë i shtetasit K. M., 23 vjeç, pasi ka ushtruar dhunë fizike ndaj ish-bashkëjetuses.

V. T., 46 vjeç, pasi në Rrogozhinë, ka ushtruar dhunë psikologjike si dhe ka përndjekur ish-dashurën e tij, e cila ka qenë e pajisur me urdhër-mbrojtje ;

Q. B., 67 vjeç dhe D. B., 28 vjeç (babë dhe bir), pasi në fshatin Harizaj, Kavajë, kanë goditur me sende të forta I. B., 41 vjeç, i cili ndodhet në spital, nën kujdesin e mjekëve. Materialet i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Tiranë, për veprime të mëtejshme”, njofton policia.

Loading...