Fjala “karantinë” e ka orgjinën e saj në Venedik (Venecia).
Gjatë shekullit të 14-të, kur në Evropë shpërtheu epidemia e “Vdekjes së Zezë”, njohur ndryshe si murtaja, “karantina” u njoh si term për herë të parë.
Etimologjia e fjalës është e tillë: quaranta (dyzetë) – quarantina (karantina, që sot njohim të gjithë).
Gjatë epidemisë, anijet që vinin nga jashtë, ankoroheshin në port për plot 40 ditë dhe asnjë pjesëtar i ekuipazhit nuk lejohej të zbriste.
Kjo ishte një formë për të “diagnostikuar” se a ishin apo jo pjesëtarët e ekuipazhit të infektuar me murtajën.
Pas 40 ditësh, jeta vazhdonte normalisht… deri në anijen tjetër!
Loading...