Ndërsa kafja ishte një luks disa qindra vite më herët, sot atë mund ta sigurojmë pothuajse kudo: në dyqane ushqimesh, në kafene, në restorante, etj.
Ne, zakonisht, mbajmë ndonjë ibrik (të kualiteteve të ndryshme) në vendin e punës, në sallat e mbledhjeve, në korridoret e hoteleve. Ne rrethohemi nga aroma e kafenesë, por nga vjen ajo?
Para se ta bluajmë dhe ta paketojmë në dyqan, apo të na përgatitet një kafene, nga vijnë kokrrat e kafesë? Sigurisht, hamendësimi juaj i parë do të jetë Amerika Jugore – dhe ia keni qëlluar. Por, kafja e ka zanafillën në Arabi dhe në Afrikë, dhe rritet në më shumë se 50 vende të botës.
Të shmangemi nga kafja për një çast: vreshtat kanë qenë të veçanta për klimat si të Kalifornisë, Italisë, apo Francës. Sot, ne shohim vreshta në vendet që nuk kemi pritur t’i shohim. A mund të rritet bima e kafesë pothuaj kudo, siç po shohim të bëjë këtë rrushi? Po dhe jo. Po, ajo rritet në vende të ndryshme, por jo, ajo nuk rritet në klima të ndryshme. Toka duhet të jetë e pëlleshme dhe e gatshme për prodhim. Rëndom, kafenë më të mirë do ta gjesh në regjionet përgjatë zonës ekuatoriale, mes shkallëve 25 në veri dhe 30 në jug.
Pika të nxehta të kafes
Më poshtë kemi disa nga prodhuesit e mëdhenj të kafesë:
• Karaibe
• Havaje
• Meksiko
• Porto Riko
• Guatemalë
• Kosta Rika
• Kolumbi
• Brazil
• Etiopi
• Keni
• Bregu i Fildishtë
• Jemen
• Indonezi
• Vietnam
Përse ka rëndësi nga vjen kafja juaj?
Kjo mund të mos ketë rëndësi, nëse ti do vetëm një filxhan kafe rrugës për në punë. Por, nëse ti vërtet kënaqesh me një lloj të caktuar të kafesë apo një pjekje a përgatitje të veçantë, është mirë të dish ku janë rritur ato kokrra të kafesë. Lokale të ndryshme prodhojnë shije/aroma të ndryshme në kokrrat. Në Meksikë, ku shumica e kafesë rritet në ferma të vogla, kokrrat japin një shije të thellë, që mund të jetë edhe e mprehtë. Kjo kafe është më e përshtatshmja për pjekje apo përzierje të zeza.
Kokrrat e kafesë nga Guatemala, në anën tjetër, rriten në një dhê të pasur vullkanik. Kafja këtu priret të jetë e pasur, me trup të mesëm-deri-në-plotë, dhe me kompleksitet të madh. Varësisht nga regjioni i saktë këtë ku kafja rritet, ajo zhvillon njëfarë nuance pikante apo nuancë çokollate në përgatitjen e bërë prej saj.
Sigurisht vjen nga njëri prej prodhuesve më të mëdhenj, Brazilit dhe Kolumbisë. Nëse e përfytyron Huan Valdezin dhe gomarin e tij, kur të mendosh për kafenë, ka një arsye për këtë. Kolumbia është e famshme për kafenë e saj dhe prodhon më shumë se çdo vend tjetër veç Brazilit. Reliefi shumë i vrazhdë i Kolumbisë e bën atë të përsosur për rritjen e kafesë, por e bën edhe të vështirë për transportim. Sot, për bartjen e të vjelave përdoren xhipat si edhe mushkat e gomarët, kështu që fotografia juaj po shkon duke u qartësuar (Huan Valdezi në gomar). Kafja që del nga toka e pëlleshme kolumbiane, priret të jetë e butë dhe mesatare. Grada më e lartë e kësaj kafeje – Columbian Supremo – është shumë delikate dhe e ëmbël.
Brazili është serioz sa i përket kafesë. Atje ka plantacione shumë të mëdha që mbulojnë reliefin, dhe industria e kafesë punëson shumë njerëz. Sot, ne jemi fatlumë, meqë mund të shijojmë një variacion të gjerë kafesh, qofshin ato nga Amerika Jugore, qofshin nga Afrika. Provo një lloj të ri dhe shih se çfarë ka të ofrojë pjesa tjetër e botës. /DSHC