Nga hudhra tek speci i kuq, të sëmurëve me Covid-19 u mpikset gjaku, provoni në shtëpi holluesit natyralë

Dëshmitë nga e gjithë bota sugjerojnë që mpiksjet e gjakut kanë qenë një fenomen i zakonshëm tek një numër i madh pacientësh me Covid-19. Ndërsa mjekët në New York City vunë re shenja të trashjes dhe mpiksjes së gjakut në organe të ndryshme të pacientëve me Covid-19, studiuesit nga Franca dëshmuan gjithashtu raste të ngjashme.

Ata vunë re incidenca të larta të mpiksjeve të venave të thella midis pacientëve të prekur rëndë me Covid-19 të pranuar në një spital në Paris. Ata gjithashtu sugjeruan terapi antikoagulante (trajtim me hollues të gjakut) për pacientët me Covid-19 në gjendje kritike. Mpiksjet e gjakut janë një faktor potencial rreziku për dëmtimin e zemrës dhe organeve të tjera. Në fakt, mjekët kanë vërejtur se mpiksja e gjakut në shumë pacientë me Covid-19, ka çuar në dëmtime të zemrës dhe veshkave.

Pse pacientëve me COVID-19 i mpikset gjaku?

Një studim i botuar në revistën Circulation ka identifikuar një lidhje të mundshme midis mpiksjes së gjakut dhe Covid-19. Autorët e studimit gjetën një numër të lartë të dy qelizave në gjakun e pacientëve me Covid-19. Neutrofilet (një lloj i qelizave imune) dhe trombocitet (qelizat përgjegjëse për mpiksjen). Ata hipotetizuan se mpiksja në pacientët me Covid-19 është rezultat i reagimit midis këtyre dy qelizave. Komplikimet e tjera që lidhen me këtë reagim fiziologjik janë bllokimi i enëve të gjakut dhe dëmtimi i indeve në zonat përreth.

Holluesit natyralë të gjakut për që mund t’i provoni në shtëpi

Kujdesi në shtëpi është shumë i rëndësishëm për të gjithë pacientët me Covid-19 pasi të kthehen nga spitali. Kjo gjë është akoma më e rëndësishme për ata që janë prekur rëndë, sepse ata përjetojnë shumë ndërlikime të ndërlidhura si mpiksjen e gjakut etj. Duhet të jeni tepër të kujdesshëm në lidhje me këtë gjendje nëse mjeku juaj ju këshillon të ndërprisni ilaçet e antikoagulimit në shtëpi. Diskutoni me të për përfshirjen e disa holluesve natyralë të gjakut në vaktet tuaja. Këtu janë disa opsione që mund të provoni.

Shafran i Indisë

Kjo erëz tradicionale indiane mund të jetë antikoaguluesi juaj natyral. Ajo vjen me kurkumin, një polifenol që bllokon funksionin e disa enzimave përgjegjëse për mpiksjen e gjakut.

Spec i kuq

Speci i kuq është i ngarkuar me një hollues natyral të gjakut të njohur si salicilate. Disa studime kanë zbuluar se ndihmon në trajtimin e trombozës, një gjendje e karakterizuar nga mpiksje në enën e gjakut. Ndihmon gjithashtu në uljen e niveleve të sheqerit në gjak, lipideve dhe hipertensionit. Cayenne Pepper gjithashtu vjen me veti anti-mbipeshe në disa studime.

Kanellë

Kanella vepron një antikoagulues i fuqishëm. Ajo përdoret edhe në ilaçet e hollimit të gjakut.

Xhenxhefil

Karakteristikat antikoagulante të xhenxhefilit rrjedhin nga një burim i ngjashëm me kajenën: Salicilatin. Studimet sugjerojnë që kjo përbërje mund të çojë në antikoagulim të moderuar dhe të parandalojë çrregullimet e mpiksjes që shkaktojnë komplikime të gjakderdhjes.

Hudhër

Hudhra është gjithashtu një hollues natyral i gjakut dhe shumë efektiv kundër trombozës. Në fakt, ekspertët sugjerojnë që ju mund të merrni hudhër rregullisht nëse vuani nga kjo sëmundje.

Loading...