Nga jakuzi tek puthjet në krevat, ja çfarë ndodhi mes Beatrix dhe Donaldit në suitë

Beatrix Ramosaj dhe Donald Veshaj janë çifti i radhës që ka shijuar siutën luksoze të vendosur brenda shtëpisë së “Big Brother VIP”. E para që shkoi ishte këngëtarja e njohur, e cila u vesh elegante që të priste partnerin e saj.
Nga ana tjetër, Beniada dhe Dj Dagz i vendosën diçka në kokë aktorit të humorit dhe e dërguan te suita ku e priste Beatrix. Fillimisht ata kanë vallëzuar të përqafuar me njëri-tjetrin, nën ritmin e një këngë romantike.

Më pas çifti ka shijuar bashkë jakuzin e vendosur aty, të cilën e kishin mbushur me shkumë. Ndryshe nga skenat “hot” që krijuan Arjola dhe Monika, çifti qëndroi shumë serioz. E në fund janë ulur të përqafuar për të fjetur.

Loading...