Nga janari gjobat me postë

Në daljen e tij të fundit përpara mediave ne nje takim me krere te Policise se Shtetit, Ministri i Brendshëm Sandër Lleshi teksa foli për masat e marra nga policia gjatë periudhës së festimeve u ndal edhe në risitë e policisë për vitin 2019.

Ndr të tjera ai cilësoi edhe ndryshimet në policinë rrugore, për të mos qenë më postbollok, por patrullë. Lleshi bërë me dije edhe faktin, se gjatë vitit të ardhshëm do të ketë një përdorim të gjerë të teknologjisë në polici, ndërsa tha se në vitin 2019 duhet të nisë dërgimi i gjobave në rrugë postare.

Ju keni marrë tashmë detyra dhe ka filluar zbatimi i një koncepti të ri për policimin në rrugët e vendit, i cili nënkupton jo prita e postblloqe në rrugët e tij, por vetëm patrullim të kujdesshëm dhe fokusim vetëm në problemet kryesore. Duhet të vijojë edhe në ditët në vazhdim e në vijueshmërinë e vitit 2019 përdorimi masiv i teknologjisë së monitorimit. Po ashtu duhet të fillojë menjëherë në vitin 2019 dërgimi i gjobave në rrugë postare për të eliminuar në maksimum çdo lloj “debati” apo negociatash midis punonjësve të Policisë Rrugore dhe qytetarëve që kapen në shkelje”, tha Lleshi.

Loading...