Në janar 2019 studentët nuk do e paguajnë tarifën për universitetin.
Qeveria ka përcaktuar buxhetin përkatës nga buxheti i arsimit dhe menjëherë tarifat që duhet të paguante çdo student në muajin janar do t’ua japë qeveria drejt e në arkën e universitetit dhe studentët nuk do të paguajnë në janar.
Kështu deklaroi sot Kryeministri Edi Rama, në një bashkëbisedim me studentë e Fakultetit të Arkitekturës.
“Për tarifat, juve teorikisht duhet të paguani në janar. Nuk do të paguani në janar. Pjesën e përgjysmimit ne po e diskutojmë ashtu siç po diskutojmë edhe përshkallëzimin meritokratik, ku ka një debat për diferencën e poshtme. Por ne e kemi bërë llogarinë dhe e kemi përcaktuar buxhetin përkatës nga buxheti i arsimit dhe menjëherë paratë që juve do t’i jepni në janar, do t’i japë qeveria drejt e në arkën e universitetit dhe ju nuk do të paguani në janar”, tha Rama.
Në janar, theksoi kryeministri, “kjo pikë do të plotësohet”./atsh