Nga lufta kundër rrjeteve kriminale te siguria në zgjedhjet e 14 majit/ Yuri Kim takohet me kreun e Policisë së Shtetit

Ambasadorja amerikane Yuri Kim ka zhvilluar sot një takim me Drejtorin e Policisë së Shtetit Shqiptar Muhamet Rrumbullaku.

Gjatë këtij takimi, në fokus të diskutimeve kanë qenë bashkëpunimi në rritje mes SHBA dhe Shqipërisë në zbatimin e ligjit kundër rrjeteve kriminale, trafikut të drogës dhe kërcënimeve kibernetike.

ndër të tjera, ambasadorja theksoi rolin vendimtar të Policisë së Shtetit në sigurimin e një procesi të sigurt dhe të hapur në zgjedhjet e ardhshme, në përputhje me standardet ndërkombëtare dhe ligjin shqiptar.

Loading...