Nga puna si lavazhier tek trafiku i kokainës, shqiptari me shkollë të lartë dënohet me tre vite burg (emri)

Një 28-vjeçar shqiptar është dënuar me tre vite burg, pasi u kap në Britani të Madhe me kokainë dhe para cash.

Mësohet se shtetasi shqiptar Lirim Hoxha të mërkurën u ndalua pranë shtëpisë së tij në Harland Street, Ipswich, ndërsa në banesë iu zbuluan 40 qese të vogla plastike me gjysmë grami kokainë.

Po ashtu, edhe pas një kontrolli tjetër në një shtëpi që kishte marrë me qira, vetëm dy blloqe larg banesës së tij, iu gjet një sasi tjetër kokaine me një vlerë rreth 25-30 mijë paund.

Oficerët gjithashtu zbuluan disa zarfe me para, të cilat kishin të shënuara data dhe adresa.
Në seancën gjyqësore, prokurori Hugh Vass tha se 28-vjeçari nuk ka verpruar vetëm, por ai është pjesë e një grupi të strukturuar të trafikut të drogës.

Avokatja e tij, Stephen Rose tha se Hoxha kishte studiuar në Shqipëri për një diplomë të lartë përpara se të emigronte drejt Britanisë së Madhe, ku ai ishte i detyruar të bënte gjithçka për të shlyer borxhin e marrë nga nëna e tij.

Ai, kishte punuar edhe si një lavazhier në Londër, deri sa pandemia Covid-19 mbylli gjithçka.

Rose tha se Hoxha me vështirësi dhe me një ndjenjë turpi e pranoi se kishte shpërndarë drogë për rreth katër javë në Ipswich.

Loading...