Nga shtatori zaptuesit e plazheve do të ndëshkohen me heqje lirie.
Kryeministri Edi Rama ka paralajmëruar pronarët e bizneseve në zonën e plazhit, duke thënë se me ligjin aktual ata nuk pësojnë asgjë, ndërsa ligji i ri për vijën bregdetare parashikon dënim me burg për ta.
“Mijëra metra katrorë rërë në Kune të Lezhës, u çliruan nga zaptuesit.
Me legjislacionin aktual zaptuesit e plazheve nuk pësojnë asgjë, ndërsa me ligjin e ri pēr vijën bregdetare, duhet të ndëshkohen me heqje lirie”, shkruan Rama.
“Mijëra metra katrorë rërë në Kune të Lezhës, u çliruan sot nga zaptuesit👊 Me legjislacionin aktual zaptuesit e plazheve nuk pësojnë asgjë, ndërsa me ligjin e ri pēr vijën bregdetare, duhet të ndëshkohen me heqje lirie👎”-shkruan Rama.
Dy ditë më parë, Kryeministri Edi Rama tha se në vjeshtë do të dërgojë një ligj në kuvend, përmes të cilit do të kërkojë heqjen e kompetencave të administrimit të pushtetit vendor në lidhje me vijën bregdetare.
Sipas tij, kjo nismë ka për qëllim zhdukjen e abuzimeve dhe administrimin më të mirë të hapësirave bregdetare.