Kuvendi i ka rrëzuar në seancën e sotme parlamentare 3 dekrete për kthim të Presidentit Meta.
Me shumicë votash 82, 83 dhe 84 kundër, Kuvendi nuk miratoi dekretet teksa bëhet fjalë për ligjet për shtetësinë, pronat e paluajtshme dhe zhvillim rajonal dhe kohezion që e ndan Shqipërinë në 4 rajone zhvillimore.
Por është miratuar dekreti për shkarkimin e Besa Shahinit ,ndërsa Evis Kushi është miratuar nga Kuvendi si Ministre e re e Arsimit. Vlen të theksohet fakti se për shkarkimin e Shahinit ishin 106 vota pro, kurse për emërimin e Kushit ishin 2 më pak, 104.
Loading...