Nga sot nis mbyllja e Shqipërisë, policia: Ja si bëhet lëvizja në oraret e ndaluara

Policia e Tiranës do të nxjerrë në terren shërbime shtesë që prej orës 22.00 të së mërkurës në zbatim të kufizimeve të vendosura nga ministria e shëndetësisë kundër përhapjes së Covid-19.

Në një deklaratë për median, zv.drejtori Dhimitraq Ziu tha se pas kësaj ore, për qytetarët do të lejohet vetëm lëvizja me autorizim nga E-Albania ndërsa për mjekët, policët dhe zjarrfikësit lëvizja bëhet me dokumentin që vërteton institucionin ku ata janë punësuar.
Zyrtari i policisë bëri të ditur se lëvizja e qytetarëve do të lejohet vetëm për arësye pune, ose për shkaqe shëndetësore, duke u pajisur e dokumentin e E-albania.

Do të jetë pikërisht ky dokument që do të kërkohet edhe në rastet e lëvizjes në këmbë apo me automjete pas orës 22.00.

Cdo rast tjetër sipas Ziut do të gjobitet sipas aktit normativ.

Loading...