Nga Thethi në Tushemisht, investimet gjatë 2019 në infrastrukturën turistike

Zhvillimi i infrastrukturës turistike në gjithë vendin është në prioritet të investimeve që do të zbatojë Fondi Shqiptar i Zhvillimit (FSHZH) gjatë vitit 2019.

Drejtori i FSHZH u shpreh se, konkretisht do të fillojmë në 2019-n ndërtimin e 60 kilometrave rrugë, ku do të përfshihen edhe 5 akse shumë të rëndësishme për zhvillimin e sektorit të turizmit dhe të ekonomive lokale që përshkruajnë të gjithë vendin nga jugu e deri në veri të vendit.

Këto akse tha Beci janë: rruga e Thethit, me një gjatësi prej 16 km; rruga Fier-Seman, prej 18,2 km, me trotuare, ndriçim dhe korsi biçikletash; rruga Pogradec-Tushemisht prej 7 km; rruga Shëngjin-Velipojë prej 15 km; rruga Vlorë-Orikum, 10,3 km.

Në veri të Shqipërisë, theksoi ai, do të ndërhyjmë me investime në zonën e Alpeve në Vermosh, Valbonë, Tamarë dhe Theth.

Ndërkohë që me investime për qendrat shumëfunksionale në Valbonë e Vermosh, synojmë të krijojmë një model rajonal për zhvillimin e turizmit dhe menaxhimin e destinacioneve, – shpjegoi drejtori i FSHZH, Beci.ATSH

Loading...