Nga ushqimi i ndotur shkaktohen mbi 200 sëmundje

Sot, në Ditën Botërore për Sigurinë Ushqimore, Organizata Botërore e Shëndetësisë (OBSH) vlerëson se ushqimet e ndotura janë përgjegjëse për më shumë se 200 sëmundje, nga diarretë infektive deri në disa forma të kancerit.

Ministria italiane e Shëndetësisë, me këtë rast thekson përfitimet që ka ushqimi i shëndetshëm dhe i sigurt duke shkruar se “ushqimi jo i sigurt shkakton në botë sëmundje që prekin çdo vit rreth 600 milionë persona dhe përfaqësojnë një barrë shumë të madhe për shëndetin njerëzor, në veçanti për fëmijët dhe personat që jetojnë në rajone me të ardhura të ulëta, pa llogaritur kostot e larta ekonomike”.

Nga ana tjetër Instituti Superior i Shëndetësisë (ISS) në Itali kujton se “të garantosh ushqimet do të thotë të mbrosh shëndetin e të gjithëve, por edhe të kontribuosh në mënyrë të efektshme për mirëqenien ekonomike të të gjithëve si dhe të zhvillimit të shoqërisë njerëzore”. /atsh

Loading...