‘Nga vetmia’ – Poezi nga Anila Toto

Nga vetmia

Nga vetmia më ka mbetur një hije e trishtë në sy
mu bë e shtrenjtë dëshira për të jetuar.
Nuk ndiej pothuaj asnjë urrejtje e pasiguri
frikërat më janë urtësuar

Nga vetmia mësova të ndryshoj stinët dhe epokat
të di të zhgënjehem natyrshëm, pa u lënduar,
të jap nga vetja për njerëzit dhe botën,
të dhemb dhe të dua.

Nga vetmia nisa me zë të ulët të këndoj
të mbaj një ditar e të thurr një poezi,
mësova të vlerësoj e arrita të injoroj
pranova të ndryshoj për ty.

Pa vetminë s’do hyja nëpër të tjera botë
të njoh të tjerë njerëz, të hyj nëpër ngjarrje,
nuk zihem më për sende e llafe të kota
nuk kapem pas një fjale.

Nga vetmia mësova pak nga pak të mbrohem
e të mbroj edhe njerëzit e tjerë nga vetvetja,,
të kuptoj njerëzit e dua të më kuptojnë,
të mos kërkoj të vërteta.

Nga vetmia, oh nga vetmia, nga vetmia…
di të flas me fatin, me natyrën, me zotin
të pranoj çmenduritë e njerëzve dhe të mia
t’i shërbej globit.

Anila Toto

Loading...