Ekstradohet nga Greqia, 37 vjecari Gezim Toma, shqiptari i shpallur në kërkim ndërkombëtar.
Ai ishte i dënuar me 20 vite bu.rg për veprat penale “Mbajtja pa leje dhe prodhimi i ar.mëve dhe i muni.cionit”, “Largimi i të bu.rgosurit nga vendi i qëndrimit” dhe “Vjedhja me dhu.në”.
Njoftimi i plote
Interpol Tirana ekstradon nga Greqia, një shtetas të shpallur në kërkim ndërkombëtar, i dënuar me 20 vite bu.rg për veprat penale “Mbajtja pa leje dhe prodhimi i ar.mëve dhe i muni.cionit”, “Largimi i të burgosurit nga vendi i qëndrimit” dhe “Vjedhja me dhunë”.
Në datë 29.11.2013, pas një bashkëpunimi me autoritetet policore greke, u bë arrestimi në Athinë, Greqi i shtetasit G. T, 37 vjeç, me qëllim ekstradimin drejt vendit tonë pasi Gjykata e Rrethit Gjyqësor Korçë, e ka dën.uar këtë shtetas me 20 vite burg për tre veprat penale të lartpërmendura.
Përmbledhje e ngjarjes së ndodhur:
Shtetasi G. T, ka qenë duke vuajtur dënimin në IEVP-Drenovë, për veprën penale “Vr.asja me dashje” kryer në bashkëpunim, si autor i vr.asjes së një 25 vjeçari, ngjarje e ndodhur në Krastë, Martanesh.
Në datë 23.11.2013, duke kër.cënuar me ar.më gardianët, ky shtetas është arra.tisur nga ambjentet e burgut.