Ngarje e rëndë në Vlorë/ Policia: Ngjarja pas sherrit për pronën mes komshinjve

Një ngjarje e rende ka ndodhur pak minuta më parë në Vlorë pas një sherri me sende të forta mes dy personave, komshinj mes tyre, ku mësohet se njëri ka është vrarë.

Njoftimi i Policisë:

“Vlorë/ Informacion paraprak Rreth orës 10:04, pranë një karburanti në lagjen “11 Janari” Vlorë, dyshohet se pas një konflikti për motive pronësie midis 2 shtetasve (fqinjë) ka mbetur i dëmtuar rëndë shtetasi B.M., 60 vjeç, i cili ka ndërruar jetë në Spitalin Rajonal të Vlorës.

“Policia ka identifikuar autorin dhe po punohet intensivisht për kapjen dhe arrestimin e tij”, njofton komunikata zyrtare ne lidhje me ngjarjen.

Loading...