Ngjarja e rëndë ku mbetën të vdekur 3 persona në Deçan, Prokuroria tregon detaje të rëndësishme për ngjarjen

Kur kanë kaluar tre ditë nga vrasja misterioze e tre personave në Gllogjan ende nuk ka të arrestuar e as të dyshuar për këtë vepër.
Derisa hetimet po vazhdojnë, Policia e Kosovës ka përjashtuar mundësinë që ky akt të jetë veprim terrorist.

“Nuk ka arsye se ngjarja në Deçan është akt terrorist. Policia ka arsye për të besuar se sulmin e ka kryer një person i vetëm”.

Ndërkohë Prokuroria e Shtetit është në fazën fillestare të hetimit. Deri më tani ky krim juridikisht është cilësuar vetëm si vrasje e rëndë.

Ndërsa Prokuroria e Pejës ka arritur të identifikojë një detaj sa i përket armës me të cilën është kryer krimi.

Sipas kryeprokurorit Agim Kurmehaj karikatori me të cilin është gjuajtur autobusi nuk është shpenzuar i tëri.

“Në bazë të gëzhojave që janë gjendur ne mund të japin një supozim. Si informatë fillestare dhe në bazë të gëzhojave të gjendura, janë zbrazur diku gjashtë apo shtatë plumba”, ka deklaruar Kurmehej për RTV Dukagjinin.

Nga Prokuroria Speciale thonë se rasti ende nuk ka kaluar në duar të tyre, por që një gjë e tillë nuk përjashtohet.

Loading...