Të tjera detaje dalin në dritë në lidhje me krimin e rëndë që ndodhi në Glyka Nera të Greqisë, ku piloti grek vr au bashkëshorten e tij, 20-vjeçaren britanike, në sy të foshnjës së vogël 11 muajshe.
Piloti, Babis Anagnostopoulos, e ka pranuar krimin duke u shprehur se gjithçka kishte ndodhur pas një sherri në çift, por kurrë nuk ka rrëfyer se ka pasur një bashkëpunëtor.
Ndërkohë, policia pohon krejt të kundërtën, pasi zëri që bënte kërcë nimet në telefon ndaj psikologes Eleni Mylonopoulou, ku shkonte v iktima, së nuk ishte i Babis. Sipas gazetës Spirto, Mylonopoulou, në dëshminë e saj rreth një muaj më parë tha se ishte marrë në telefon nga një person rreth datave 21-25 maj, kur filloi të bëhej publike se ajo kishte zhvilluar seanca me çiftin. Përveç kërc ënimeve me telefon, ajo pretendoi se kishte pasur edhe sulme ndaj makinës së saj.
Psikologia i tregoi policisë për 20 seancat që pati me viktimën, nga tetori 2020 deri në shkurt 2021, ndërsa zbuloi se Caroline ndjehej e bllokuar nga piloti 33-vjeçar, Babis Anagnostopoulos. Sipas të njëjtave burime, Caroline i kishte thënë: “Unë jam e dashuruar me personin dhe përrallën që kisha ngritur në mendjen time, por e urrej bashkëshortin tim.”.