Sipas mediave italiane, bëhet fjalë për një 24-vjeçar i cili ka mbetur i pla gosur në këmbë.
Pl umbi i hyri dhe i doli, por raportohet se shqiptari ndodhet jashtë rr ezikut për jetën.
Ngjarja ka ndodhur në Tortoreto të Italisë rreth orës 01:30 të mëngjesit.
Pas debatit që patën, 24-vjeçari u qëllua me pl umb arme në këmbën e djathtë dhe më pas u transportua me ambulancë në spital. Një dëshmitar që ishte në vendngjarje ka thënë se autorët u larguan me një makinë ngjyrë të bardhë.
Grupi hetimor i policisë italiane ka marrë filmimet e kamerave të sigurisë për të parë se çfarë ka ndodhur mes të rinjve dhe për të ndërtuar dinamikën e kësaj ngjarje.
Ndërkohë, me rëndësi është edhe dëshmia e 24-vjeçarit shqiptar të plagosur, identiteti i të cilit nuk është bërë i ditur.