Ngjarja në Kotë të Selenicës, Policia arreston në kohë rekord autorin

Forcat e Policisë së Shtetit kanë arrestuar në kohë rekord autorin e dyshuar për vrasjen e një 64 vjeçari, ngjarje e cila ka ndodhur në fshatin Kotë të Selenicës.

Brenda 1 ore Policia ka vendosur në pranga 44 vjeçarin Admir Delaj nga fshati Gumenicë, i dyshuar për vrasjen e shtetasit me inicialet F.H 64 vjeç banues po nga fshati Gumenicë.

Pasi u informuan për ngjarjes, Policia e Vlorës dhe e Selenicës, kanë shkuar menjëherë në vendngjarje ku kanë identifikuar autorin e ngjarjes shtetasin Admir Delaj, i cili pas vrasjes ishte larguar menjëherë me automjetin e tij.

Nga hetimet paraprake të kryera dyshohet se ngjarja ka ndodhur nga një konflikt i çastit, pasi dy shtetasit e mësipërm kanë konsumuar pije alkoolike bashkë disa minuta para se të ndodhte ngjarja.

Policia bën me dije se grupi hetimor ka sekuestruar në cilësinë e provës materiale armën e krimit (armë gjahu “Çifte”), si dhe automjetin me të cilin u largua nga vendi i ngjarjes (Fuoristradë Benz ML).

Gjithashtu nga kontrolli i ushtruar në banesë është gjetur dhe sekuestruar edhe një armë tjetër gjahu tip “Çifte” e cila nuk ka lidhje me ngjarjen, por rezulton pa lejen përkatëse.

Grupi hetimor i kryesuar nga Prokurori po vijon punën për zbardhjen e plotë të rrethanave të ngjarjes.

Materialet në ngarkim të shtetasit Admir Delaj, në përfundim të veprimeve të para hetimore do ti kalojnë Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Vlorë për veprime të mëtejshme për veprën penale “Vrasje me dashje”./atsh

Loading...