Ngjarja në Laprakë – Ja pse u qëlluan dy të rinjtë

Ngjarja e rende ne Laprake ku nje humbi jeten dhe nje nje i ri mbeti i plagosur rende ka ndodhur per motive te dobeta. Policia tha se eshte zbardhur ngjarja e ndodhur mbasditen e sotme në zonën e Laprakës ku mbeti e vrarë me armë zjarri shtetasia B. Gj., dhe u plagos shtetasi E. B.

Ne komunikaten zyrtare Policia tha se identifikoi dhe shpalli në kërkim autorin, ku për arsye hetimore nuk bëhen me dije të dhëna të tjera.
Autori dyshohet se për motive të dobëta ka qëlluar me armë zjarri drejt shtetasve B. Gj., 17 vjeçe dhe E. B., 23 vjeç, të cilët ndodheshin së bashku në një mjet në zonën e Laprakës.

Si pasojë e të shtënave shtetasia B. Gj., ndërroi jetë në spital, ndërsa shtetasi E. B., ndodhet nën kujdesin e mjekëve.

Vijon puna intensive për kapjen e autorit dhe vënien e tij para përgjegjësisë ligjore.

Loading...