Saimir Taullahu, i cili ishte shënjestër e një atentati me armë zjarri në Lushnjë, është larguar nga spitali i shoqëruar me forca policie dhe nuk dihet vendndodhja e tij.
Ai ka marrë mjekim në spitalin e qytetit për një plagë në kokë dhe një plagë në shpatull mbrëmjen e shkuar dhe po mbrëmë është larguar nga spitali.
Policia ka shoqëruar disa persona për a.tentatin, por ende nuk ka persona të a.rrestuar. Për rastin janë marrë në pyetje dëshmitarët në lokalin ku i bënë atentat 47 vjecarit.
Taullahu konsiderohet a.rmik i të ashtuquajturës B.andës së Lushnje të drejtuar nga Aldo Bare.

Autorët dyshohet se u larguan me motorr, ndërsa grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për zbardhjen e plotë të saj si edhe identifikimin e autorëve, të cilët dyshohet se u larguan me motor në drejtim të Elbasanit.
Në hyrje daljet e qytetit janë ngritur pika të shumta kontrolli me qëllim kapjen e autorëve të dyshuar.
Drejt Lushnjes mësohet se janë nisur edhe forca speciale nga Tirana që janë vënë në kërkim të autorëve.
Saimir Taullau, i njohur për konflikte me Aldo Baren
Saimir Taullau është person i njohur vite më parë në Lushnje për k.onfliktet me anëtarët e bandës së Aldo Bares, por nuk dihet nëse këto konflikte kanë lidhje me ngjarjen e ndodhur të shtunën.
Në korrik 2005 iu v.ra vëllai
- I p.lagosuri është vëllai i Baki Taullaut, i cili është v.rarë në ditën e zgjedhjeve në korrik të vitit 2005. Baki Taullau u q.ëllua nga anëtarë të b.andës së Aldo Bares. Dyshohet se konflikti me këta të fundit kishte ndodhur për arsye se Baki Taullau nuk kishte pranuar tu paguante shuma të konsiderueshme njerëzve të Aldo Bares, që a.kuzohen se kanë vënë gjoba ndaj biznesmenëve në Lushnje për disa vite me radhë.