Mësohet së sherri i përshkallëzuar në të shtëna armësh, ka nisur ndërmjet sipërmarrësit, të ndjerit Arben Beqiraj dhe një personi që po kalonte në bregdet me një kalë.
Teksa u duk se konflikti kishte përfunduar, i janë rikthyer debatit katër persona të tjerë të pajisur me armë.
Sipas dëshmisë së burimeve nga vendngjarja, në konflikt janë përfshirë shtetasit me iniciale Eduard Xhezo, A. K., C. L., dhe G. L.
Këta persona dyshohet se kanë plagosur rëndë Arben Beqirajn, i cili humbi jetën në spital, djalin e tij, Ergest Beqiraj dhe një të afërm të tyre.
Katër autorët e dyshuar të krimit janë ende në kërkim nga Policia, që pas ngjarjes që u shënua në mbrëmjen e të dielës.
Viktima ka një dosje të pastër penale, ndërsa dyshohet që përleshja e djeshme të ketë të bëjë me mësohet një sherr në zonen e Skelës në Vlorë, ku ka qenë i përfshirë i biri.