Kundërshtari më i fortë i Aldo Bares, kështu e njohin qytetarët e Lushnjës, Saimir Taullaun e palgosur mbrëmjen e sotme në hyrje të qytetit.
Në njoftimin e bërë publik për mediat, policia bën me dije se në vendin e quajtur “Rotondo e Plygut”, është që.lluar me ar.më zj.arri në drejtim të lokalit të shtetasit Saimir Taullau, 47 vjeç, banues në Lushnjë.
Menjëherë taullau është dërguar në spitalin rajonal të Lushnjes, ku mësohet se është jashtë rreikut për jetën.
Por kush është Saimir Taullau?
Në vitin 2005, teksa kishin dalë në qendër të qytetit për të pritur rezultatin e zgjedhjeve Saimir Taullau dhe vëllai i tij janë ndjekur nga shtetasi Leonard Prifti.
Vëllai i tij ka humbur jetën në përlasje me shtetasin, ndërsa Saimir tahullau i shpëtori ngjarjes.
“Ditën e zgjedhjeve të korrikut 2005, kur unë dhe vëllai dolëm në qendër të qytetit për të ndjekur rezultatin e zgjedhjeve, aty vërejtëm se po ndiqeshim nga Leonard Prifti dhe një person tjetër biond me kapele.
Personi me kapelë m’u lëshua mua për të më vr.arë dhe unë u largova ndërsa vëllain e ndoqi Leonard Prifti dhe e vr.au”,-tha Sajmir Taullau. Më pas ai shtoi: familja e tij nuk i ka pasur dhe nuk i ka njeriut borxh në qytetin e Lushnjës dhe as në Tiranë, vetëm që i janë borxhli familjes”, – tha ai në lidhje me vr.asjen e të vëllait të tij.
Në këtë rast, vëllai i tretë i Baki Taullait, nuk hezitoi të vinte gishtin mbi pjesëtarët e bandës së Lushnjes, duke e cilësuar këtë të fundit si përgjegjëse për vr.asjen e vëllait të tij dhe për gjobat e paguara nga ky i fundit, në adresë të pjesëtarëve të ban.dës.