Ngjarja tr agjike anulon vizitën e Ramës, do të inspektonte përfundmin e një investimi në Delvinë

Kryeministri Rama kishte planifikuar të vizitonte Delvinën këtë të hënë, ndërsa është anuluar për shkak të një ngjarje tragjike që ka tronditur këtë qytet.

Një ditë më parë, ka ndërruar jetë rrugës për në spital një 13-vjeçar i cili rezulton të jetë djali i motrës së kryebashkiakes Majlinda Qilimi.

Rama e kishte planifikuar vizitën në qytetin në jug të vendit pasi ka përfunduar procesi i ndërtimit të ujësjellësit ndërsa pasditen e sotme, kryeministri njoftoi nisjen e punës për hapjen e tunelit të Skarficës në segmentin Kardhiq-Delvinë, që është njëherësh tuneli i turizmit në jug të vendit.

Është ende e paqartë se çfarë i ka marrë jetën të miturit nga Delvina. Dyshohet se fëmija ka qenë me një grup shokësh tek plazhi Shpella në Lukovë para se të dërgohej në spítal./lajmifundit

Loading...