Ngjarje e pazakontë/ Foshnja 6-muajshe rezultoi pozitive pas testit të kokainës

Një ngjarje e pazakontë ka ndodhur së fundmi në Itali.
Një foshnjë gjashtë muajshe, e shtruar në spitalin e Padovës që në fillim të majit për hemorragji cerebrale, rezultoi pozitive për kokainë.

Prindërit u morën në pyetje për rastin, pasi ndër hipotezat e marra në konsideratë nga karabinierët është edhe keqtrajtimi i vogëlushes.

Fëmija, siç raportohet nga gazeta lokale, ishte transferuar urgjentisht në spital pas të vjellave. Në trupin e vogël u vërejtën edhe trauma, shkruajnë mediet italiane.

Ajo që mbetet për tu sqaruar është nëse e porsalindura ka qenë apo jo viktimë e sindromës “baby shake”, dridhjet e dhunshëm dhe të vazhdueshme për ta bërë ata të pushojë së qari.

Prokuroria Publike e Venecias ka hapur aktualisht një dosje hetimi.

Kokaina, sipas ekzaminimeve, nuk ishte gëlltitur nga foshnja, por ishte përthithur nga afërsia.

Gjendja e fëmijës është përmirësuar ditët e fundit

Loading...