Një ngjarje aspak e zakontë ka ndodhur në Itali, ku një 50-vjeçar, shqiptar kishte shkuar në një nga baret e zonës së Garganos i gjakosur duke thënë se disa persona e kishin rrahur.
Burri, me profesion murator, kishte hyrë në lokak i gjakosur dhe po kërkonte ndihmë, ai u tha të pranishmëve në lokal se një grup me persona e kishin goditur me thikë.
Version që më pas ua ka thënë edhe karabinierëve. Menjëherë ata nisën hetimet për të zbuluar ngjarjen dhe për kapjen e autorëve.
Mirëpo, gjatë monitorimit të kamerave të zonës një tjetër e vërtetë u shfaq. Në pamjet e kamerave shihet se shqiptari pas shumë gotave me alkool ishte rrëzuar dhe më pas ashtu si ishte “tapë” kishte inskenuar të gjithë “skenarin”.