Një ngjarje e pazakontë ka ndodhur në Bristol të Anglisë. Një burrë pretendoi se nuk mund të shkonte në punë pasi e dashura e tij nuk i kishte larë çorapet. Ken Moore mbeti pa fjalë nga mesazhi që kishte marrë nga punonjësi i tij, ku shpjegonte se pse nuk mund të paraqitej. Ai e ndau më pas mesazhin në rrjete sociale, duke u bërë viral.
“Nuk mund të vij sot nuk mund të gjej asnjë çorape që ajo nuk i ka larë, ajo nuk m’i ka pastruar, pra s’kam asnjë palë dhe nuk mund të vij pa çorape…”, shkruhet ndër të tjera në mesazhin e tij.
“Me siguri je duke u tallur, nuk ke asnjë palë çorape… Në rregull shihemi nesër, po të ishte për dikë tjetër, nuk do ta lejoja këtë”, iu kishte përgjigjur shefi.
Loading...