Një ngjarje e pazakontë ka ndodhur brenda në autobus në Malmo të Suedisë. Shoferi i autobusit i ka bërë moral një vajze të re pasi kishte parë që ajo kishte dalë e veshur me pantallona shumë të shkurtra. Ai e ka përzënë atë nga autobusi pasi vuri re që kishte ekspozuar shumë trupin.
19-vjeçarja A. Hansson mbeti e turpëruar nga veprimi i shoferit. E reja bëri edhe një postim në Facebook pas rastit, ku shkroi se ishte veshur në mënyrë etike duke marrë parasysh që temperatura ishte 27 gradë celsius.
Ajo shkroi: Kam një pyetje, çfarë lloj s *k s izmi është ky? Asnjëherë në jetën time nuk jam ndjerë më e posh tëruar”. Shoferi është pezulluar nga puna dhe pritet që në ditët në vazhdim të njihet me rezultatet e hetimit.